Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
Korça - klima pdf Shtyp Email
E enjte, 12 Prill 2012 16:33
Korça karakterizohet nga një klimë pjesërisht mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 10.6ºC. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 104 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 720 milimetra. Karakterizohet nga disa erëra lokale si Voskopojarja, erë jug-perëndimore, Morava, Devollka etj. Në stinën e dimrit përgatituni të visheni trashë pasi dimri në Korçë është i ftohtë me erë dhe me rreshje bore që e bën qytetin ideal për sporte dimërore. Ndërsa në verë vishuni hollë pasi vera është e ngrohtë dhe e thatë.
 
comments
Përditësuar së fundmi më E mërkurë, 18 Prill 2012 12:20